Zhvillimi regjional

Ne bashkarisht e shfrytëzojmë potencialin tuaj zhvillimor.
- Zhvillimi regjional

Zhvillimi dhe marketingu regjional si dhe planet mbi strukturën dhe përdorimin e tokës mund të jenë të suksesshme vetëm nëse janë të menaxhuara si detyra të përbashkëta të autoriteteve në bashkëpunim me ekonominë dhe shoqërinë vendore.

Procesi nga zanafilla deri në implementim i projekteve të reja zhvillimore regjionale dhe hapsinore është zakonisht shumë i komplikuar. Interesat e ndryshme dhe ato kundërshtuese shumë shpesh diktojnë procesin e planifikimit. Fuqia jonë qëndron në sjelljen e përbashkët të interesave të akterëve të ndryshëm. Prandaj ne angazhohemi që të sigurojmë që aktorët kyç dhe popullata të jenë entuziast lidhur me projektin përkatës. Shërbimi ynë është përpilimi i koncepteve që janë të afta të fitojnë shumicën por që synojnë vizionin e zgjidhjeve me mirëkuptim.

Ne ofrojmë përkrahje me rastin e sigurimit të pjesëmarrjes në proceset e planifikimin hapësinor apo në rastin e uljes së konflikteve gjatë përdorimit të tokës. Ne sjellim qartësime mbi kushtet kornizë ekonomike dhe bujqësore si dhe çështjet e ambientit. Mëtutje ne i elaborojmë konceptet mbi marketingun regjional.

Në emrin tuaj ne  

  • Zhvillojmë projekte dhe koncepte në fushën e zhvillimit regjional, marketingut regjional dhe planifikimit hapësinor
  • Ju përkrahim në formulimin e synimeve dhe vizioneve
  • Elaborojmë situatën dhe analizën e problemeve, vlerësojmë planet ekzistuese zhvillimore dhe të përdorimit të tokës dhe qartësojmë zbatueshmërinë e ndryshimeve të mundshme
  • Zhvillojmë mendime ekspertizë tematike apo interdisiplinare mbi çdo temë të lidhur me zhvillimin regjional  
  • Udhëheqim workshope dhe konsultime me akterë të ndryshëm 
  • Dizajnojmë modelin tuaj të vizionit udhëheqës, opcionet e zgjidhjeve, vizionet dhe konceptet pioniere si dhe skenaret e zhvillimit hapësinor dhe regjional  

Ne lehtësojmë pjesëmarrjen e popullatës dhe grupeve të interest që të sigurojmë projekt me pikëpamje të gjera.

Në sferën e zhvillimit regjional ne sjellim ekspertizë të veçantë në çështjet në vazhdim:  Promovimin ekonomik, bujqësi dhe në mbrojtjen e ambientit.

Rrjeti ynë na lejon në çdo kohë ti thërrasim ekspertët e duhur. Diskutoni me ne brengat tuaja dhe pyetni për një kuotim jodetyrues.




Logout

Detajet mbi kontaktin

policymakers international
Karpfenweg 17
CH-4052 Basel

Telefon: +41 61 311 83 08
Skype: policymakers international
E-mail: info@policymakers.ch

Privacy Policy