Konsultimet politike

Ne i krijojmë kushtet kornizë për ju.
- Konsultimet politike

Si vendim-marrës në kompani, shoqatë apo parti ju i vendosni synimet tuaja ambicioze. Jeni të vetëdijshëm për fuqitë tuaja dhe e dini potencialin e organizatës suaj. Megjthatë, a janë kushtet kornizë optimale për arritjen e synimeve tuaja? Cilat janë kushtet, të cilat duhet të jenë në vend? Cilat zgjidhje të problemeve janë të përshtatshme dhe të realizueshme? Nëse i keni sqaruar të gjitha këto pyetje, mund ti bëni pyetje vetvetes nëse jeni të lejuar dhe duhet të ndikoni në proceset e planifikimit të politikës dhe në proceset vendim-marrëse? Si i sjellim çështjet e reja në agjendën politike (agenda-setting)? Si mund të participojmë në vendosjen e prioriteteve politike? Kush e monitoron implementimin e politikës vendimmarrëse dhe si? A kanë ndikuar ndryshimet politike në përparimin e dëshiruar?  

Ne ju udhëheqim dhe ju këshillojmë në të gjitha aspektet e këshillimit politik dhe gjatë angazhimit politik.

Së bashku me ju ne:

  • bëjmë një analizë të strukturës-kornizë të kushteve (analiza strategjike e ambientit)
  • zhvillojmë zgjidhjet për problemet tuaja
  • konceptualizojmë politikën ideale
  • definojmë strategjinë tuaj dhe ju afrohemi për një lobim efektiv për këto aksione politike
  • krijojmë rrjetin tuaj politik për ti arritur synimet tuaja
  • përpilojmë dokumentet pozicionale hulumtuese dhe dëshmi mbështetëse mbi çështjet politike  
  • përpunojmë mendimet mbi konsultimet dhe dëgjimet
  • nisim për ju komunikimin politik dhe dizajnojmë publikimet tuaja në media
  • udhëheqim kampanjat tuaja politike në bashkëpunim me agjencionet profesionale mediale
  • konceptualizojmë dhe implementojmë marrëdhëniet tuaja publike
  • përvijojmë konceptet për monitorimin e procesit politik dhe për kontrollet e suksesit.

Ne ofrojmë poashtu trajnime dhe workshope të pregaditura enkas për ju mbi ndikimin në proceset politike, avokimin, lobimin, networking dhe qeverisjen. Klientët tanë janë shoqatat tregtare, organizatat shoqërore dhe të ambientit si dhe organizatat qeveritare dhe joqeveritare.

Ne i këshillojmë komunat, autoritetet dhe institucionet lokale dhe kombëtare mbi procedurat për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e shoqatave në projektet politike.

Do të jemi mëse të kënaqur ti pranojmë brengat tuaja në bisedën joformale dhe të ju ofrojmë një shërbim të pregaditur enkas për ju.




Logout

Detajet mbi kontaktin

policymakers international
Karpfenweg 17
CH-4052 Basel

Telefon: +41 61 311 83 08
Skype: policymakers international
E-mail: info@policymakers.ch

Privacy Policy